Deputeti i VV-së, Faton Topalli i cili është kandidat i kësaj partie për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, e ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit të Kosovës për të bërë fushatë.
Topalli, derisa po fliste në seancën e sotme dhe po kritikonte qeverinë Haradinaj, përmendi pikat programore të tij për Ferizajn, shkruan arbresh.info.
Ai duke buzëqeshur e ka përmbyllur edhe fjalimin e tij duke përmendur sërish kandidimin e tij për kryetar të Ferizajt.
Udhëheqësi i seancës, Xhavit Haliti e ka uruar atë në mënyrë ironike duke i thënë ‘Rrugë të mbarë për Ferizajnin”./arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...