Qytetari Faton Tahiri është nderuar me një mirënjohje për aktin heroik në shpëtimin e një gruaje, e cila disa ditë më parë ra me veturë në liqenin e Livoqit.
Në shenjë falënderimi për reagimin e tij të shpejtë, duke vënë jetën e tij në rrezik, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ia ndau mirënjohjen për trimërinë që ka treguar.
“Fatoni është shembulli i qytetarit që na bën krenarë të gjithëve. Veprime të tilla humane janë dëshmia më e mirë e solidaritetit që na bashkon në momente të vështira. Mirënjohje dhe respekt i pafund”, ka thënë Hyseni në një postim në Facebook ku ka ndarë edhe fotografi.
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së
Kurti: Ekonomia digjitale në Kosovë arrin 2 miliardë euro