Faton Klinaku: Nëse ka nevojë do të qëndrojmë këtu edhe me tenda

11:32 | 16 Qershor 2022
A Z

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, u ka bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë të qetë.

“Seanca e Kuvendit është ndërprerë sepse opozita e ka tërhequr foltoren, ju lutëm mos bëni probleme me policinë. Nëse ka nevojë do të qëndrojmë në protesta këtu edhe me tenda. Qëndroni të qetë, sepse shumë mirë jeni”, tha ai./arbresh.info/