Faton Klinaku ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë Speciale për ngritjen e aktakuzës ndaj tij, lidhur me veprën penale të kanosjes ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ai ka thënë se nuk është informuar as nga organet e drejtësisë e as nga avokati i tij për këtë çështje dhe se mezi pret të ballafaqohet në gjykatë, ku sipas tij do ta ftojë Kurtin si dëshmitar.
“Edhe pse unë po informohem nga mediat dhe për këtë nuk di asgjë e as avokati im, mezi nuk po pres të ballafaqohem me A.K, të cilin edhe do ta ftoj si dëshmitar në gjykatë”, ka shkruar ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe një personi tjetër për kanosje ndaj kryeministrit Kurti
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj