Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, me inicialet F.K. dhe N.S., për veprën penale “Kanosja” ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas njoftimit zyrtar, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin A.K., në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese”, ka njoftuar Prokuroria.
Pas reagimeve të opinionit publik lidhur me kërcënimin e përmendur, më 30.08.2023, i pandehuri F.K. thuhet se ka përsëritur një postim me përmbajtje të njëjtë kërcënuese ndaj të dëmtuarit, ku thuhet “… Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova”.
Ndërkohë, i pandehuri tjetër, N.S., thuhet se e ka kanosur me vrasje Kurtin përmes postimeve publike në rrjetin social “Facebook”, për shkak të funksionit të tij, siç thuhet ”duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri F.K”./Arbresh.info
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...