Publicisti Faton Abdullahu në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova ka dhënë versionin e tij në lidhje me atë se çfarë rezultatesh po jep propozimi i Hashim Thaçit në lidhje me kufijtë për të ardhmen e shtetit të Kosovës.
“Ka mospajtime te mëdha brenda vete pozitës sa i përket propozimit të Thaçit dhe në raport me opozitën. Nëse vazhdon kjo gjendje kështu, po krijon disa të këqija që mund të vazhdojnë, qofte mospajtime qe po ndodhin për herë të parë”.
“Kështu po trimërohet faktori serb qe nuk e njeh Kosovën. Propozimi i Thaçit po i trimëron serbët. Faktori zyrtar i Beogradit është trimëruar dhe e ka gjetur justifikimin, që shteteve të ndryshme që ende nuk na kanë njohur të mund t’i thotë ‘mos e njihni Kosovën se ka ende shumë probleme që duhen zgjedhur’. Por mund t’i thonë edhe shteteve që na kanë njohur që t’i rishqyrtojnë njohjet sepse do të ketë ndryshime”.
“Serbia është trimëruat tani dhe i fërkon duart se mund te marre tokë”, ka deklaruar ai.
Sot varroset Latif Bytyqi, i cili humbi jetën në vendin e pu...
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës