Histori të jashtëzakonshme e të patreguara më parë, ka rrëfyer kandidati për kryeministër nga NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar se si gjatë luftës, pas një kohe të gjatë i kishte takuar nënën dhe djalin e tij, Durimin, mirëpo pa arritur t’u fliste.
Ai bashkë me Ismet Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tjerë kishte organizuar ta ndalin autobusin me të cilin nëna e tij dhe djali po udhëtonin, vetëm për ti takuar.
Por, për shkak të rrethanave ishte detyruar të vinte maskë dhe të mos ekspozohej.
Gati i përlotur, Limaj rrëfen se ishte futur në autobus, kinse për kontroll rutinë dhe i ishte ofruar nënës e të birit, pa e ditur ata se kush ishte njeriu që po u fliste me butësi.
“Durimi u qu në këmbë dhe i thojke nanës shokët e babës shokët e babës, dhe më kapi mua për uniforme dhe unë dorën mbi kokë të tij dhe ja fërkojsha flokët. Por nuk më lëshojke prej dore. Edhe tash sa ka zgjatë ajo 1 minut dy, ja bëjke nanës shoku i agjit, shoku i babit, çka ka ni nëpër shpi djali i vogël”, tregon ish komandant Çeliku “N’Konak” emisionin televiziv të Gazetës inFokus
Rrëfimi i tij është emocionues, edhe tani që kanë kaluar më shumë se 20 vite nga ajo kohë.
“Ne në maska. Foli edhe diçka Ismeti me nanën. Unë i pata nja 20 marka, i nxorra prej xhepit dhe ja dhash Durimit. Pastaj, dalë nga dalë jam dal prej autobusit”, ka rrëfyer Limaj.
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...