Fatmir Limaj nga NISMA Socialdemokrate ka bërë homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit.
Homazhet po mbahen në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.
Që nga orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë për të nderuar të ndjerin dhe për të shprehur ngushëllime familjes.
Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe familjarët e afërt, përfshirë bashkëshorten, djalin dhe nënën e të ndjerit.
Homazhet do të vazhdojnë deri në orën 12:00, pas së cilës do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa varrimi i Haxhi Thaçit do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e fshatit Burojë, Skenderaj./Arbresh.info/

Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem,...
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës d...
Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat f...
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet