Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, në dy raste të ndara ka arritur të arrestoj dy persona të kërkuar me urdhër arreste ndërkombëtare.
Në rastin e parë, Policia ka arrestuar një shtetas turk në Viti, i cili po kërkohej nga autoritetet e Turqisë për trafikim me narkotik, përcjell Arbresh.info
“Me date 09.01.2024, si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të njësisë FAST dhe Stacionit Policor VITI, rreth orës 09:30 është ndaluar shtetasi Turk M.K., (viti i lindjes 1960) pasi që i njëjti rezultonte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet e Turqisë, për veprën penale Trafikim me Narkotik, i dënuar në Turqi me 22 vite e 6 muaj burgim. Me urdhër të prokurorit kompetent të prokurorisë themelore në Gjilan, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Në rastin e dytë, është arrestuar në Prishtinë një tjetër shtetas turk, i cili ishte në kërkim nga autoritetet e Turqisë për grabitje.
“Me datë 09.01.2024, rreth orës 14:30, njësiti FAST, pas një pune operativo-hetimore me asistimin e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, ka bërë arrestimin e shtetasit Turk I.K., (viti i lindjes 1983), i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë po ashtu të lëshuar nga autoritet e Turqisë , për veprën penale Grabitje , i dënuar nga po ky shtet me 10 muaj burgim. Me urdhër të Prokurorit kompetent të Prokurorisë themelore ne Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të procedurave ligjore ku janë të përcaktuara edhe afatet kohore, personat në fjalë pritet të ekstradohen në Republikën e Turqisë./Arbresh.info
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...