Familjet e të vrarëve të pasluftës, të dëshpëruar me deputetët që votuan kundër Speciales

19:48 | 30 Qershor 2015
M. A.

Deputetët që çuan dorën kundër votimit të Gjykatës Speciale kanë dëshpëruar familjet e të vrarëve të pasluftës në Kosovë. Shumica prej tyre veprimtarë të LDK-së, ishin vrarë thuajse në metoda të njëjta në vitet 1998 e tutje.

Familjarët thonë se shpresa e tyre e vetme ka mbetur te kjo Gjykatë, duke rikujtuar se deputetët dhe shoqëria duhet të mendojë edhe për viktimat që pësuan dhe drejtësia për ta që nuk u vendos kurrë, raporton KTV.

Smajl Hajdaraj, deputet në legjislaturën e parë të Parlamentit të Kosovës, ishte ekzekutuar në hyrje të banesës së tij në Pejë, në janar të 2002-ës. Në bazë të projektligjit për themelimin e Dhomave të Specializuara, vrasjen e tij nuk e kap hetimi eventual.

Por, djali i avokatit dhe veprimtarit të LDK-së, Shaban Manaj, i vrarë verën e 2000-ës, thotë se nëse vetëm një rast i tillë do të zbulohej, atëherë mund të qartësoheshin edhe vrasjet e tjera që ai thotë se të gjitha u kryen nga një strukturë e njëjtë.

Dhomat e Specializuara pritet të merren me pretendimet e raportit të Këshillit të Evropës.

Shpërndaje në rrjete sociale