Një prej kategorive të goditura rëndë në luftën e fundit në Kosovë u gjenden sot përballë personave përgjegjës për realizimin e kërkesave të tyre. Familjarët e personave të zhdukur, të lodhur nga pritja që 17 vjeçare, paraqitën përsëri lutje në drejtim të institucioneve vendore, që të ua kthejnë eshtrat e më të dashurve të tyre.
Në një tryezë të organizuar nga Këshilli Organizativ për Javën e të Pagjeturve në Kosovë, përfaqësues të familjeve nuk përjashtuan edhe protestat, vetëm që të mësohet për fatin e të zhdukurve.
Në këtë tryezë u tha se sfidë kryesore tani është mungesa e informative zyrtare dhe diskutimi i çështjes së të pagjeturve në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.
Nysrete Kumnova e cila që 17 vjet nuk di asgjë për eshtrat e djalit të saj, tha se është bërë fare pak në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.
Ajo kërkoi nga institucionet e shtetit të Kosovës që të marrin seriozisht këtë çështje.
“Nëse duan të gjithë familjarët e Kosovës për 1650 të pagjetur, do të bashkohemi dhe do të protestojmë në mënyrë të qetë e dinjitoze, n ë kalldrëm, në asfalt, ne nuk na duhet karriget. Por kërkoj nga të gjitha instancat që i kemi këtu prezent, që ta merrni seriozisht zbardhjen e fatit të pagjeturve. Jeta në ankth është shumë e vështirë, as hasmin mos e pafsha duke jetuar në ankth. Kthejeni në vetvete, mendoni vetëm për një ditë nëse nuk i keni pranë, si do të shkojë ajo ditë për ju. Po ju lutem si nënë, edhe në emër të gjithë familjarëve të Kosovës, i kemi sytë e drejtuar nga institucionet tona, vetë i kemi zgjedhur, nuk jemi për me pas trazira por vetëm i drejtohemi që të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare që kanë mundësi, të na e zbardhin fatin e të pagjeturve, së paku të pushojmë nga ankthi”, tha ajo.
Sipas Kumnovës, informatat ekzistojnë dhe ato gjenden në Komisionin Qeveritar të Serbisë.
Të pashpresë, familjarëve u pa se nuk u ka mbetur edhe shumë për të thënë. Gani Zylfiu, nga Krusha e Vogël , tha se nuk dinë më për çfarë të presin.
“Vetëm ata që kanë përgjegjësi për këtë çështje, le ta marrin gishtin e le ta fusin në zjarrë, për 30 sekonda jo më tepër, kurse banorët tanë, fëmijët tanë nga mosha 12 vjeç kanë qenë të mbuluar në flakë. Sot 17 vite, askush nuk jep përgjegjësi për banorët e fshatit Krushë e Vogël, ku është drejtësia jonë, çka duhet të presim, qe 17 vite nuk është bërë asgjë, çka të presim tash?”, tha ai.
Ndërsa një tjetër përfaqësues i familjarëve, Jahir Bejta tha se kërkesat e familjarëve nuk po përfillen, dhe se do të ishin në gjendje edhe të dilnin në protestë.
Se kohët e fundit po ka mungesë të informative të reja e tha edhe Agim Gashi nga grupi punues i Kryqit të Kuq.
Sipas tij, Qeveria duhet të rrisë mbështetjen për Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur dhe për Departamentin e Mjekësisë Ligjore.
Në këtë tryezë, edhe Laurent Brukhalter nga Komisioni Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, u zotua para familjarëve se do të vazhdojnë punën në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur, derisa pranoi se kohët e fundit është bërë pak në këtë drejtim.
“Jemi të përkushtuar të vazhdojmë me këtë proces, mes Beogradit dhe Prishtinës dhe shpresojmë se do të kontribuojmë, të kemi më shumë koordinim dhe shpërndarje të informatave mes akterëve të cilët mirren me këtë çështje shumë të rëndësishme. Është e vërtetë se ka mungesë të informative të reja dhe se ka shumë informacioneve që janë ndarë mes hisedarëve të ndryshëm kombëtar e ndërkombëtar dhe definitivisht duhet të punojmë së bashku dhe grupi i punës është një mekanizëm që ka treguar se është i dobishëm për të lehtësuar dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha ai.
Familjarëve të personave të zhdukur iu drejtua edhe kryesuesja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Ajo tha se vazhdimisht kanë kërkuar që kjo çështje të shtrohet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.
“Derisa janë të hapur bisedimet Kosovë-Serbi normalisht që kemi insistuar vazhdimisht që ato të jenë në tryezë të bisedimeve në mënyrë që të shihet minimum i humanes së shtetit serb për të negociuar, për të biseduar për shtetin e Kosovës. Kemi insistuar në këtë drejtim disa herë që kjo çështje të shtrohet, edhe duke tërheq vëmendjen e aktorit ndërkombëtar si adresa të ndikimit dhe vendosjes. Kemi kërkuar që ata të mos e ulin në tavolinë apo mos të mos e bëjnë anëtarësimi e një shteti i cili nuk e tregon një minimum të humanes, të tregojë për fati ne atyre që në mënyrën më të padrejtë më mizore i ka provuar nga e drejta për jetë dhe të jenë të lirë”, tha ajo.
Por për familjarët, asgjë çka u tha nga përfaqësuesit e institucioneve nuk është e re për ta.
Të lodhur nga premtimet dhe deklaratat e përsëritura të përfaqësuesve institucional, familjarët kërkojnë konkretizim të çështjes.
“Edhe vitin e kaluar njësoj, pesë vite, dhjetë vite, njëjtë, fjala strategji është përdorë vazhdimisht. Pse nuk është dikush nga departamenti i mjekësisë ligjore për me na referua për 300 mbetje mortore, që të gjithë i përmenden këtu, e familjarët nuk morën asnjë përgjigje. Kërke sa ime është që në takimin e parë të radhës ta thërrasim prokurorin e shtetit dhe familjarët të kenë mundësi që t’i bëjnë pyetje drejtpërdrejtë për krimet e luftës në Kosovë, e jot ë bëhen debate nëpër televizione apo punon prokurori apo jo”, tha Latif Mehmeti, familjar.
Shoqatat që përfaqësojnë familjarët e personave të zhdukur paraqitën disa nga sfidat nëpër të cilat thanë se po kalojnë. Ndër të cilat janë edhe mos-sigurimi i informacionit zyrtar edhe për më shumë se 1660 perona të pagjetur, mungesa e strategjisë së punës në komision qeveritar, mungesa të stafit profesional në ekipin e zyrës së kryeministrit për persona të pagjetur, mos-koordinimi i punës mes institucioneve vendore me ato ndërkombëtare, edhe me organizatat e ndryshme qeveritare e jo-qeveritare, zvarritja e enigmës për mbi 300 mbetje mortore që nuk po gjejnë përputhje, familjarët nuk kanë trajtim adekuat nga instituc ionet e Kosovës, ka mos-përfillje të kërkesave të familjarëve për ngritjen e nivelit të bisedimeve në Bruksel, jo interesim i duhur për ruajtjen e rrobave dhe gjësendeve tjera që po shkatërrohen, mungesa e listës së konsoliduar për persona të zhdukur, të gjetur e të pagjetur dhe mos-ndërmarrja e veprimeve të duhura për aktivizimin e mekanizmave të drejtësisë, gjykimin e kriminelëve.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, bëri të ditur se kjo tryezë është organizuar me qëllim që nga e njëjta të dalin me përfundime, në mënyrë që të ecin më përpara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.
Shoqatat dhe familjarët shprehën shqetësimin e tyre pse në takimit nuk iu përgjigjën përfaqësues nga zyra e kryeministrit dhe nga EULEX-i.
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë–Kullë
Abdixhiku: LDK nuk frikësohet nga gara, të shtunën është koh...
Begaj: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, reforma ishte për...
Aksion në “Eko Regjioni” në Prizren, Prokuroria Speciale arr...
Shkëlqyen në fundjavë, Shaqiri dhe Saipi në formacionin e ja...
E rëndë në Durrës, babi ther me thikë vajzën e tij