Sot në orët e hershme të mëngjesit, konkretisht rreth orës 03:00, policia në Skënderaj është njoftuar për një rast të grabitjes në një fshat të Skenderajt.
Sipas informatës një person i maskuar dhe me armë kishte hyrë në shtëpinë e ankuesit ku kishte marrë një çantë në të cilën kishte pasur të holla dhe dokumente personale.
I dyshuari ishte vërejtur nga familjarët e shtëpisë të cilët ishin ballafaquar me të dyshuarin dhe kishin arritur ta ndalonin derisa kishin arritur njësitë policore.
I dyshuari N. B., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar nga ana e policisë. Atij i është sekuestruar një armë tytëshkurtër e llojit pistoletë me municion, të cilat do të procedohen në cilësinë e provave materiale.
Është njoftuar prokurori kujdestar ku me urdhër të tij është iniciuar rasti ,,Grabitje” ndërsa hetimet do të vazhdojnë. /arbresh.info/
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...