Familjarët e Faton Hajrizit janë parë duke hyrë në objektin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës, ku po qëndron trupi i tij, i cili u soll nga Serbia në orët e para të së premtes.
Trupi i pajetë i Faton Hajrizit parashihet që të qëndrojë në IML edhe për disa ditë të tjera, deri në përfundim të ekzaminimeve të nevojshme, ndërsa autopsia e trupit do të bëhet sot.
Pas një bisede që nëna e tij pati me Arsim Gërxhaliun nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i është mundësuar edhe nënës së tij që të shoh nga afër trupin e pajetë të djalit.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e ka konfirmuar zyrtarisht se trupi i pajetë i Faton Hajrizit ka mbërritur në Kosovë dhe se institucionet përkatëse po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë. Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Faton Hajrizi u vra më 19 korrik nga autoritetet serbe pasi sipas tyre refuzoi të dorëzohej.
Hajrizi ishte i dyshuar për vrasjen e një zyrtari policor serb dhe plagosjen e një tjetri.Hajrizi arriti që të arratiset nga burgu i Smrekonicës në Kosovë më 6 korrik, për të nëntë herë radhazi.
Çështja e Hajrizit do të hetohet në vazhdim, e sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kjo do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme./EO


Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...