Një familje në Podujevë cdo ditë ndjehet e rrezikuar. Mbi shtëpinë e tyre ka dhjetra kabllo të rrymës, të cilët përcjellin tension kogja të lartë të energjisë. E për këtë problem, kryefamiljari është ankuar në qendrën e Podujevës dhe Prishtinës, mirëpo ankesat kanë hasur në vesh të shurdhër.
Kabllot e rrymës i ka mbi shtëpi.
Kjo për shkak të një telashi që Shaip Lushaku ka prej vitesh me një shtyllë pranë shtëpisë së tij.
Për shkak të tensionit të lartë të rrymës, për të cilin ka pasur nevojë një mulli dhe një fabrikë afër, janë vendosur shtyllat e betonit Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovës.
Lushaku sqaron problemet ndër vite me këtë shtylle dhe kabllot që lidhen me të.
Ankesat e Lushakut qoftë në qendrën në Podujeve qoftë në Prishtinë, nuk i kanë zgjidhur ende problemin.
Shtylla ishte vendosur për qëllim të sistemit të rrymës, i cili siç duket nuk ishte planifikuar si duhet me kohë.
Kryefamiljari thotë se anëtarët tjerë ndihen të rrezikuar, sidomos në kohë reshjesh.
Kjo familje ka edhe një punëtori, për të cilën sipas Shaipit kanë pasur probleme pikërisht për shkak të furnizimit me rrymë elektrike. Ai shprehet i mllefosur me cilësinë e shërbimeve që ofrohen nga institucionet përgjegjëse.
Televizioni 7, ka kërkuar për një javë rresht një përgjigje nga KEDS, mirëpo këta të fundit nuk e kanë dhënë një gjë të tillë. Gjithashtu, edhe telefonatave nuk ju kanë përgjigjur.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK