Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, pas përfundimit të të pames për kryefamiljarin e tyre të ndjerë, Haxhi Thaçin, ka shprehur falënderimet për të gjithë qytetarët që ofruan ngushëllime, si dhe për institucionet dhe liderët politikë për telegramet dhe thirrjet e tyre të ngushëllimit.
Në një komunikatë të dërguar mediave, familja Thaçi ka falënderuar të gjithë ata që qëndruan pranë tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë. Ata janë shprehur mirënjohës për mbështetjen që morën nga qytetarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe diasporës shqiptare.
Komunikata e plotë e familjes së presidentit Thaçi:
Në emër të familjes Thaçi, familjes së ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi, pas përfundimit të të pames për kryefamiljarin tonë, Haxhi Thaçin, i cili ndërroi jetë ditë më parë, i falënderojmë të gjithë qytetarët që gjatë këtyre ditëve na ngushëlluan dhe ndanë dhimbjen me ne.
Jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e madhe që morëm nga mijëra qytetarë anekënd Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe diasporës shqiptare, nga fjalët e mira dhe mirësia e tyre.
Po ashtu, Komunën e Skenderajt e falënderojmë për mbështetjen e parezervë në organizimin e ceremonisë së varrimit dhe aktiviteteve të përkujtimit dhe ngushëllimit, të cilat u organizuan nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura. Institucionet e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe përfaqësitë diplomatike të shteteve mike i falënderojmë për telegramet e tyre të ngushëllimit, ndërsa liderët politikë shqiptarë i falënderojmë për thirrjet e tyre telefonike.
Mirësia juaj do të mbetet përherë me ne dhe do u jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen dhe forcën që na dhatë gjatë këtyre ditëve të pikëllimit.
Ju falënderojmë përzemërsisht të gjithëve!/Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit