Familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka ngushëlluar familjen e Fatos Nanos për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit shqiptar.
Përmes një telegrami ngushëllimi, familja e Thaçit thekson se “kujtimi për ish-kryeministrin shqiptar, Fatos Nano, do të mbetet gjithmonë i përjetshëm”.
Në telegram thuhet gjithashtu:
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Në këto ditë dhimbjeje, në emër të Familjes Thaçi dhe të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta juve, përfaqësuesve të institucioneve të shtetit shqiptar dhe miqve të z. Nano.”
Familja Thaçi përkujton edhe kontributin historik të Nanos:
“Fatos Nano i përket gjeneratës së liderëve që me sukses transformuan politikën shqiptare në kthesat historike nga sistemi monist në një shoqëri demokratike pluraliste. Me shpirtin reformator, tolerancën dhe kulturën politike moderne, ai dha shembullin e një lideri të pjekur, duke i hapur udhë brezit të ri politik. Përkrahja që z. Nano i dha çështjes së Kosovës në periudhën e paraluftës dhe luftës së viteve 1998–1999 është historike dhe kontributi i tij mbetet një trashëgimi e çmuar e vlerave tona kombëtare.”
Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së për zgjedhjet ...
Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ konfirmon dy koalicione
Steinmeier: Trupat në Gjermani janë gjithashtu në interes të...
Enver Hoxhaj: Zgjedhjet e 7 Qershorit janë përcaktuese për d...
Konflikt në Fushë-Krujë, përfundojnë në spital dy vëllezër –...
Kujtim Shala: Agim Veliu duhet të jetë në listën e LDK-së