Familja e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, flet shqip në shtëpi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadori O’Connell derisa ka shtuar se mësimi i gjuhës shqipe ka qenë më i vështirë për t’u mësuar.
“Sepse është gjuhë shumë e pasur edhe shumë e lashtë,” është shprehur Ambasadori gjatë një bashkëbisedimi me qytetar në Facebook.
Ai flet pesë gjuhë, dhe thotë se frengjishtja ka qenë shumë e lehtë sepse i është dukur e ngjashme me anglishten.
“Serbishtja ka qenë pak më e lehtë sepse flas edhe gjuhën ruse dhe ka ngjashmëri. Por, sot normalisht flas shqip më mirë sepse e flas edhe në shtëpi.”/arbresh.info/
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...