Në këtë dimër të ashpër e me temperatura shumë të ulëta familja pesë anëtarëshe Haziri nga fshati Kollë i Vushtrrisë jeton në një shtëpi një dhomëshe me kushte tejet të vështira për të përballuar acarin, transmeton Arbresh.info
Nëna, babai dhe tre fëmijët, Riadi 14 vjeç, Marigona 4 dhe Argjendi 2 vjeç pos të ftohtit që e përjetojnë çdo ditë në atë dhomë ju mungojnë edhe gjërat elementare për jetë si ushqimi dhe veshmbathja.
Kryefamiljari Asllan Haziri, i njohur si Koli në atë fshat, të vetmen punë që bën për t’u siguruar familjes ushqimin është të çajë dru nëpër familje të cilat e thërrasin kohë pas kohe.

E bashkëshortja e tij Valentina 25 vjeçe, e cila rrëfeu me dhimbje gjendjen që po jeton, tregon për Arbresh.info se përpos tre fëmijëve që ka ajo në këto kushte po pret edhe një fëmijë tjetër.
“I kam tre fëmijë, një vajzë dhe dy djem. S’kemi bukë me hëngër, jetojmë vetëm me një social”.

Ajo tregon se në dhomën e vetme që kanë përgatit ushqimin, flenë e rrinë. “Në këtë dhomë e boj bukën, qetu flej, krejt i boj qetu. Kërkush s’po na ndihmon as komuna as kerkush. S’po kemi kerka të ardhura”, tha Valentina me zë të ulët.
E vetmja ndihmë që merr kjo familje është asistenca sociale me vlerë 65 euro.
“Social marr 65 euro e kurgjo s’po na dalin tre fëmijë, njëri në shkollë, dy të vegjël”, rrëfen ajo duke përsëritur se nuk kanë as me çka të ushqehen.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që kanë mundësi t’i ndihmojnë si për banim ashtu edhe për ushqim dhe veshmbathje për fëmijët e vegjël./Arbresh.info
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...