Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)-Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, duke u bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore Prishtinë ka zhvilluar hetime lidhur me dyshimet se drejtori i një kompanie nga Suhareka ka falsifikuar dokumentin “Letër përkrahje” të datës 12.12.2019 të bankës me të cilin gjoja se banka i siguron përkrahje kompanisë në fjalë në vlerë prej 200 mijë euro.
Dyshohet se falsifikimin e dokumentit i dyshuari e ka bërë me qëllim të fitimit në një tender publik, nga një institucion shtetëror. Duke e përdorur këtë dokument të falsifikuar, i dyshuari: F.S., viti i lindjes 1977, mashkull, kosovar, ka arritur ta fitojë tenderin në vlerë prej 998.800 euro për renovim të një objekti. Personi në fjalë, dyshohet se pos veprës penale ‘falsifikim’, ka kryer edhe dy vepra tjera penale: ‘keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik’ dhe ‘mashtrim’
Pas grumbullimit të informatave dhe provave, sot, më 04.12.2020, është arrestuar i dyshuari dhe pasi është intervistuar, me aktvendim të PTH-Prishtinë, iu ka caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës