Fakulteti i Edukimit ka ofruar mbështetje me studentë për të zëvendësuar mësimdhënëset shtatzënë.
Sipas të dhënave të ofruara nga komunat janë afro 400 mësimdhënëse shtatzëna, të cilat do të lirohen nga prezenca fizike në shkolla.
Fakulteti i Edukimit ka shprehur gatishmëri të ndihmojë që në këto pozita të caktojë studentë të nivelit master dhe studentë absolventë.
“Studentëve që do të angazhohen në këto pozita, kjo do t’ju njihet si praktikë profesionale dhe njëkohësisht puna e tyre do të realizohet në koordinim dhe mbështetje të plotë me mësimdhënësen (shtatzënë) që eventualisht do të lirohet nga prezenca fizike në shkollë. Mësimdhënëset janë të obliguara që përmes komunikimit në distancë, në vazhdimësi të jenë në kontakt me studenten apo studentin e caktuar duke i ofruar mbështetjen e nevojshme. Javën e ardhshme, MASHTI do të shqyrtojë mundësinë të kërkojë mbështetje të njëjtë edhe nga njësitë tjera akademike në mënyrë që ky proces të realizohet me sukeses”, thuhet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...
Fiorentina në rrezik për rënie në Serie B: Historia tregon s...
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
“Je shpirt artisti”, Shkurta merr një mesazh emocional nga m...
“Jam Albini pushkë me qitë”, Konjufca thotë se po e dëgjon ...
Evropianët propozojnë një forcë shumëkombëshev në Ukrainë