Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar që NATO-ja t’i përkrahë institucionet e Kosovës në kryerjen e detyrave.
Në një intervistë për Info Magazine ai tha se në Kosovë gjithmonë ekziston rreziku i provokimit nga ana e Serbisë, duke tentuar të lidhin një çështje me një tjetër.
“E dimë këtë gjë, dhe e kemi parë këtë paraprakisht. Madje kemi parë edhe sulme në territorin e Republikës së Kosovës, që të hiqet vëmendja nga zhvillime të brendshme në Serbi.
Gjithmonë duhet të jemi gati, por unë shpresoj dhe u bëj thirrje miqve tanë në Kosovë që të mos provokohen dhe të mos lejohet që kjo të ju udhëheq agjendën tuaj”, u shpreh mes tjerash ai.
Më tutje, eurodeputeti Reuten tha se është e rëndësishme që Kosova të investojë në raportet bilaterale me shtetet anëtare të BE-së, në mënyrë që të fokusohen në reforma në vend “e të mos provokohen nga veprime që gjithnjë mund të ndodhin”.
“Duhet të qëndrojmë së bashku në këtë: të shmangim çdo tension të panevojshëm në raporte të ndryshme. Kjo nuk do të thotë se raporti në fjalë nuk do të mbetet i zorshëm për një kohë. Por shpresoj që qasja e emisarit të ri për dialogun Kosovë-Serbi, mund të çojë te rezultate më ndryshe”, deklaroi eurodeputeti holandez, Thijs Reuten.
Ai tha se është e nevojshme një qasje tjetër në procesin e dialogut sepse, siç u shpreh, “qasja që e kishim deri tani nuk na solli rezultatet që ne po shpresonim”.
Po ashtu, eurodeputeti Reuten tha se duhet të procesohet aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat.
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...