Sot në Parlamentin Evropian është diskutuar sulmi terrorist i Serbisë në Banjskë të Zveçanit në Kosovë.
Për këtë, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka thënë se komisioni, nuk duhet t’i kthehet punës së vetë të përditshme, sikur çdo gjë është në rregull, shkruan Arbresh.info.
Me anë të një postimi në platformën X, Mandl shtoi se liderët në Kosovë nuk mund të lejohen të provokohen për përshkallëzimin që e do Vuçiqi.
“Pas ngjarjeve të fundit njerëzit në Kosovë janë të frikësuar. Kujtimi i luftës dhe mizorisë është i pranishëm. Me udhëheqësit serbë, KE nuk duhet t’i kthehet punës si zakonisht. Liderët e Kosovës mund të mos lejojnë të provokohen. Përshkallëzimi, çfarë dëshiron Vuçiq”, tha Mandl.
After recent events people in Kosovo are scared. Memory of war & cruelty is present. With Serbian leaders the EC must not return to business as usual. Leaders of Kosovo may not allow to be provoked. Escalation = what Vucic wants. Deescalation = what the world deserves. @EPPGroup
— Lukas Mandl (@lukasmandl) October 3, 2023
Tutje ai ka hedhur kritika, ndaj përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell anëtarët e tjerë të Komisionit, që nuk kanë marrë pjesë në seancë në Parlamentin Evropian.
“Komisioni ka dështuar me politikën e vetë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Mandl./Arbresh.info
Lexo edhe:
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër