Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, në Ditën Nacionale të Personave të Pagjetur, ka deklaruar se zbulimi i fatit të rreth 1665 personave që ende nuk janë gjetur vazhdon të jetë prioritet për EULEX-in, por derisa EULEX është këtu, ata nuk do të dorëzohen kurrë.
EULEX-i përmes një komunikate ka shfrytëzuar këtë rast për t’i përkujtuar të zhdukurit dhe gjendjen e vështirë të familjeve të tyre.
EULEX-i thotë se vazhdon të jetë i përkushtuar për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur.
Me këtë rast EULEX-i ka ftuar ato familje që deri më tash kanë hezituar, që të bashkëpunojnë me autoritetet, si për shembull duke i dhënë mostrat e gjakut për analiza të ADN-së, që në këtë fazë është shumë e rëndësishme për identifikim.
“Derisa EULEX-i vazhdon të jetë i përkushtuar për kërkimin dhe identifikimin e të pagjeturve, ai po punon drejt zhvillimit të kapaciteteve vendase në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore duke u përgatitur që ta bëjë bartjen e përgjegjshme të këtij procesi në pronësi vendase. Që prej fillimit të misionit në dhjetor të vitit 2008, mbetjet mortore të 494 viktimave u janë kthyer familjeve të tyre. Ky është rezultat i punës intensive në teren, ku janë realizuar mbi 566 operacione në teren dhe janë analizuar rreth 2196 mostra të ADN-së”, thuhet në komunikatë.
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat...
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona