Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka rritur nivelin e gatishmërisë në Mitrovicën e Veriut, pasi sot është bërë edhe betimi i kryetarit të ri të sapozgjedhur Erden Atiç.
Në një deklaratë për mediat përfaqësues nga EULEX-i, kanë theksuar theksuar se forcat e tyre janë në gatishmëri 24 orë në ditë dhe janë gati për një reagim të shpejtë.
“Për sa i përket ceremonisë së betimit, EULEX-i ka ngritur nivelin e gatishmërisë. Njësiti policor i formuar i Misionit dhe njësiti policor rezervë janë të gatshëm të mbështesin Policinë e Kosovës si përgjegjëse për situatën e sigurisë, nëse kërkohet dhe nëse është e nevojshme në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve në ato zona”, tha EULEX-i.
EULEX tha se po monitoron nga afër ngjarjet në veri të Kosovës përmes pranisë së njësisë së formuar policore dhe njësisë policore rezervë, si dhe këshilltarëve të tyre të lartë policor dhe personelit tjetër të pranishëm në atë zonë, dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media