Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, ka bërë të ditur se mandati i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) do të zgjatet edhe për dy vite të tjera, deri në qershor të vitit 2027.
Ky njoftim u dha gjatë një fjalimi të saj përpara stafit të EULEX-it, ku Kallas theksoi rëndësinë që ka ky mision për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë.
Ajo shtoi se një Kosovë e sigurt dhe me prosperitet është thelbësore për sigurinë e të gjithë kontinentit evropian dhe një dëshmi e qartë e angazhimit të BE-së ndaj Kosovës dhe rrugës së saj drejt anëtarësimit.
“Për të gjitha këto arsye, po e zgjasim mandatin e EULEX-it edhe për dy vite. Vlera juaj e shtuar është qartazi e dukshme për të gjithë. EULEX-i është misioni më i madh civil CSTP dhe i vetmi që operon në Ballkan perëndimor. Kjo pasi që një Kosovë e sigurtë dhe me prosperitet është thelbësor për sigurinë e gjerë në Evropë. Dhe është tregues i vendosmërisë së BE-së për Kosovën dhe rrugën e tyre drejt anëtarësimit”, ka pohuar Kallas./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...