Çështja e të pagjeturve ka bërë që situata në Kuvendin e Kosovës të eskaloj.
Përplasja ka ndodhur mes deputetes Mimoza Kusari-Lila e deputetit të LDK-së, Arben Gashi.
Në mbyllje të interpelancës për të pagjeturit, përplasjet mes Kusarit dhe Gashit kanë vazhduar edhe përtej foltores, raporton arbresh.info
Kusari gjatë fjalimit për të pagjeturit ka thënë se Gashi më herët gënjeu.
“Zoti Gashi gënjeu paturpësisht kur foli për të zhvendosurit”, tha Kusari
Por edhe pas përfundimit të fjalës, kanë vazhduar përplasjet mes Kusarit dhe Gashit.
Deputetë të Vetëvendosjes më pas kanë shkuar për ta ndalë deputetin Gashi.
Në këtë pikë edhe është ndërprerë seanca. /arbresh.info/
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...
Sulmohet me thikë një person në Kamenicë, arrestohet i dyshu...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë