Pas takimit dy orësh më kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar ka folur edhe për zgjedhjet, duke thënë se respektojnë autoritetin e Qeverisë së Kosovës.
Ai para mediave ka deklaruar se nuk ka votim të detyrueshëm dhe se e respektojnë strukturën kushtetuese të Kosovës.
“Sa i përketë zgjedhjeve, ne e respektojmë autoritetin e Qeverisë së Kosovës, respektojmë strukturën kushtetuese të Kosovës dhe nuk ka votim të detyrueshëm në këtë shtet. Por, një gjë është e qartë, pra që duhet të respektohet sundimi i ligjit dhe harmonia mes grupeve etnike, prandaj ne po mendojmë që të gjejmë një rrugë përpara”, u shpreh tutje ai.
Escobar foli edhe për ushtrimin “Defender”, duke thënë vetëm se duan që Kosova të arrijë çdo aspiratë të saj.
“Sa i përketë operacionit Defender mund t’iu them kështu, unë jam një mbështetës i madh i Kosovës, duam më të mirë për Kosovën, dua që Kosova të arrijë çdo aspiratë të vetën, jemi mbështetës të sigurisë, të pavarësisë, të sovranitetit, të integritetit territorial të Kosovës, krejt çka duam është unitet”, u shpreh tutje ai.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë