Erl Murati: Drejtësia në Shqipëri është inekzistente

18:42 | 7 Shkurt 2019
Arbresh.info

Sot i ftuar në studion e Syri.net ka qenë i ftuar, Erl Murati, kryeredaktor i gazetës Shqiptare. I pyetur nga gazetari Alen Xhelili ai komentoi situatën politike në vend.

Sipas Muratit ne aktualisht jetojmë në një kohë ku institucionet janë të centralizuara dhe nuk kemi demokraci të pastër dhe të vërtetë.

‘Elemente të diktaturës janë akoma prerzent’-tha gazetari i njohur duke analizuar deklaratën e deputetit Dashamir Shehi.

Kryeredaktori ka folur edhe për drejtësinë në vendin tonë. Sipas tij Sistemi i Drejtësisë është inekzistent. ‘Po flitet shumë për Reformën në Drejtësi, por që drejtësia është inekzistente’- vazhdoi Erl Murati.

Fakti që e tregon këtë është se kriminelët lirohen dhe nuk ka asnjë pas hekurave edhe pse qeverisë i kanë shpërthyer shumë skadandale.

‘Me gjithë këto skandale dikush duhet të ishte pas hekurave’- përfundoi Murati.

Shpërndaje në rrjete sociale