Për shkak të erërave të fuqishme që ka pasur ditën e djeshme në komunën e Istogut, është dëmtuar objekti i Qendrës Komunale për Regjistrim Civil dhe Qendrës për Regjistrim të Automjeteve.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil.

Prandaj, QKRC dhe QRA në këtë komunë, përkohësisht nuk do të mund të ofrojë shërbimet për qytetarët si: letërnjoftim, pasaportë, patentë shoferë, dhe nuk do të mund të regjistrojnë automjetet e tyre në këtë komunë.
Deri në riparimin e dëmeve ftojmë të gjithë qytetarët e komunës së Istogut që për kryerjen e këtyre shërbimeve të drejtohen në qendrat më të afërta të kësaj komune, përjashtimisht ata të cilët kanë nevojë për regjistrimin e automjeteve të cilët duhet të presin deri në ri-funksionalizimin e kësaj Qendre./arbresh.info/

Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...