Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot e fillon një turne dyditëshe, me ç’rast e viziton Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Katarin, derisa po vazhdon riza rajonale.
Arabia Saudite, Bahrain, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, dhe vende të tjera, i kanë shkëputur lidhjet diplomatike dhe tregtare me Katarin, për shkak të dyshimeve se i financon ekstremistët islamikë dhe ka marrëdhënie të afërta me rivalin rajonal, Iranin.
Katari i ka hedhur poshtë akuzat.
Zoti Erdogan sot planifikohet të takohet me Mbretin Salman të Arabisë Saudite, e pastaj do të qëndroj në Kuvajt, pasi ky vend po ndërmjetëson në krizë.
Presidenti Erdogan pritet që nesër ta përfundoj turneun me vizitën në Katar.
Deri tash kanë dështuar përpjekjet ndërkombëtare për kapërcimin e krizës, përfshirë edhe involvimin e Shteteve të Bashkuara.
Prej se ka filluar kriza në muajin qershor, Turqia ka dërguar ushtarë në Katar dhe vazhdon të dërgoj transporte me ushqime për ta ndihmuar Katarin, që është një vend i vogël por i pasur, i Gjirit.
Besohet se Turqia dhe Katari i mbështesin grupet islamike, siç është Vëllazeria Myslimane, që nga shtetet e Gjirit shihen si kërcënim për regjimet e tyre.
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë