Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një deklaratë përpara gazetarëve, ka bërë vlerësimet e tij mbi referendumin e zhvilluar gjatë ditës së sotme për ndryshimet kushtetuese, raporton Anadolu Agency (AA).
“Votimi nga populli për referendumin mbi ndryshimet kushtetuese, uroj që të jenë për të mirën e popullit dhe vendit tonë”, ka thënë Erdoğan dhe më pas ka shtuar: “Turqia sot ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm i cili përmbys një diskutim 200 vjeçar të drejtimit të vendit. Ky vendim nuk është një vendim dosido. Ka të bëjë me një ndryshim shumë të rëndësishëm në sistemin e drejtimit të vendit. Është dita kur është dhënë vendimi i ndryshimit.”
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...