Presidenti turk ka përshkruar trajtimin e Izraelit ndaj palestinezëve si raciste dhe diskriminuese, ndërsa ka bërë thirrje tek turqit dhe myslimanët tjerë për të vizituar Jerusalemin më shpesh në mbështetje të kauzës palestineze për shtet të pavarur.
Duke pretenduar se embargoja izraelite në Rripin e Gazës për një dekadë “nuk ka vend në njerëzim”, Recep Tayyip Erdogan i quajti praktikat izraelite kundër palestinezëve “raciste” dhe “diskriminuese”, transmeton portali arbresh.info.
Zgjidhja e vetme për çështjen izraelito-palestineze është të krijojë “një shtet palestinez plotësisht sovran dhe të pavarur, me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij përgjatë vijave të vitit 1967”, ka deklaruar Erdogan në Stamboll.
Fati i Jerusalemit është një nga çështjet kryesore në procesin e paqes izraelito-palestineze. Si Izraeli dhe Palestinezët dëshirojnë djepin historik fetar si kryeqytetin e tyre./Arbresh.info
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...