Erërat e fuqishmë në territorin e Komunës së Malishevës, kanë shkaktuar disa dëme në këtë komunë sidomos në kulme.
Në një njoftim të bërë në ueb faqen e kësaj komune bëhet e ditur që më së keqi e ka pësuar muzeu i qytetit, ku rreth orës 10:10, era e fortë e hequr komplet kulmin e ndërtesës, shkruan arbresh.info.
“Për fat të mirë, nuk ka të lënduar, edhe pse në atë moment ka pasur kalimtar të rastit përreth muzeut”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij njoftimi të gjitha ekipet e sigurisë dhe të emergjencave, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me eliminimin e këtij dëmi dhe krijimin e sigurisë për qytetarë.
“Dëmi është i konsiderueshëm. Masa të menjëhershme ka marrë edhe komuna.Dëme më të vogla mund të shihen edhe në kulmet e ndërtesave tjera në qytet”. /arbresh.info/
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin