Zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk e kanë të qartë nëse më 27 shkurt do të zhvillohet një takim mes Kosovës e Serbisë lidhur me çështjen e dinarit, konform ftesës të cilën në Prishtinë e Beograd e ka dërguar emisari evropian për dialog Miroslav Llajçak.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë në pritje që palët të dakordohen për takimin.
“I kemi dorëzuar ftesë partnerëve për t’u marrë me çështje të caktuara. Ne e shpjeguam këtë gjë gjerësisht gjatë ditës së djeshme. Tani shpresojmë që të dyja palët të dakordohen për takim dhe të zgjidhin çështjen, e cila u shkaktua nga një vendim shumë fatkeq dhe i pakonsultuar nga njëra palë e që preku palën tjetër. Pra, ky është roli ynë si lehtësues. Ne nuk komentojmë për të gjithat që i bëjmë. Ne thjesht përpiqemi t’i ndihmojmë palët të gjejnë zgjidhje”, ka theksuar Stano.
Ai tutje ka konfirmuar se Bruskeli do t’i kthehet praktikës që të mos flet publikisht për logjistikën dhe përgatitjen e takimeve në nivel të grupeve punuese.
Ai refuzoi të spekulojë se cilat do të jenë pasojat në rast se askush nga Prishtina nuk paraqitet në Bruksel të martën e ardhshme. Qëllimi i BE-së, sipas tij, mbetet gatishmëria që t’iu ndihmohet palëve në gjetjen e zgjidhjes./rtk
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...