I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se liberalizimi i vizave për kosovarët është një nga hapat e domosdoshëm.
Sarrazin ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke bërë reforma dhe se duan t’i shpërblejnë.
“Premtimi për zgjerim i bërë në Samitin e Selanikut të vitit 2003 vlen ende.
Për Bosnjë-Hercegovinën mbeten të plotësohen 14 prioritetet thelbësore dhe të zbatohen reformat, në mënyrë që t’i jepet statusi i kandidatit.
Në Kosovë qeveria është duke bërë reforma dhe ne duam t’i shpërblejmë.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një nga ato hapa të domosdoshëm që duhet vijojë.
Por edhe dialogu i normalizimit me Serbinë duhet të rifillojë dhe të dyja palët duhet të jenë të gatshme për progress”, ka thënë Sarrazin për DW.
Ai ka folur edhe për nismën e “Ballkanit të Hapur”, që kundërshtohet ashpër nga Kosova.
Sarrazin është shprehur skeptik për këtë nismë.
“Në thelb, unë jam shumë skeptik për Ballkanin e Hapur.
Duhet të jetë e qartë se iniciativat në rajon së pari duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të ofrojnë mundësi reale për t’u përfshirë në to.
Dhe nga ana tjetër, është e rëndësishme që të mos hapen struktura paralele.
Përveç kësaj, duhet të jetë gjithmonë e qartë se në asnjë mënyrë ato nuk e zëvendësojnë anëtarësimin në BE”, ka deklaruar ai.
Manuel Sarrazin, 40 vjeç, ka qenë deputet i Bundestagut për Bündnis 90/Die Grünen nga viti 2008 deri në vitin 2021 dhe është President i Shoqërisë së Evropës Juglindore, institucioni më i rëndësishëm i konsultimit akademik dhe politik për çështjet e Ballkanit në Gjermani.
Që nga 1 marsi 2022, ai është përfaqësuesi special i Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor.
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...