Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Alshamsi.
Ambasadorja theksoi mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për zhvillim ekonomik dhe integrimin në organizata ndërkombëtare. Ambasadorja shprehu vullnetin e EBA-së për të qenë pionier për investime në Kosovë, me fokus në industrinë ushqimore dhe turizmin malor.
Kryeministri Kurti vlerësoi përkrahjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për Kosovën, si një ndër vendet e para arabe që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Ai e falënderoi ambasadoren për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë Republikës së Kosovës, veçanërisht për investimet e kaluara dhe ato të ardhshme për spitalet.
Kryeministri theksoi nevojën për investime të cilat krijojnë vende të reja pune.
Në takim u vlerësuan raportet e mira mes dy vendeve dhe u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë, në veçanti promovimin e investimeve të reja nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës. Kryeministri dhe ambasadorja u pajtuan për organizimin e një konference të përbashkët për tërheqje të investimeve. /arbresh.info/


Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...