Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të mbajtur, sot ka marrë vendim për emërimin e bordeve të përkohshme të katër ndërmarrjeve publike.
Qeveria emëroi bordet e “Trepça”; “Korporata Energjetike e Kosovës”; Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës si dhe Ndërmarrjes Publike Qendrore “Infrakos”, shkruan arbresh.info.
Kryesuese e Bordit të Drejtorëve të Postës do të jetë Safija Beseni, teksa anëtarë do jenë Sebahate Krasiqi, Genc Rama dhe Naim Haliti. Kurse anëtarë të bordit të Trepçës janë emëruar: Hekuran Nikqi, Shyqri Kelmendi, Alban Krasniqi dhe Shyqri Sadiku.
Me këtë rast, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Qeveria duhet të veproj sa më parë në mënyrë që të ketë mbikëqyrje derisa të krijohen kushtet.
“Duke ditur se Qeveria është ndërmarrje në këtë rrethana Qeveria është e detyruar të veproje sa me parë në mënyrë që të kemi mbikëqyrje derisa të krijohen kushtet”.
Ajo inkurajoi përfaqësues të komuniteve pakicë të aplikojnë, pasi sipas saj, deri tash në këtë përbërje nuk ka asnjë prej tyre.
“Në këtë përbërje nuk kemi përfaqësues të komuniteteve, inkurajojmë pjesëtarët e komuniteteve që të aplikojnë në konkurset e rregullta”, u shpreh Rizvanolli. /arbresh.info/
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...