Policia e Kosovës në veri ka krijuar një plan operativ me qëllim të menaxhimit të situatës së sigurisë gjatë festave.
Kështu ka konfirmuar zv.komandanti i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Policia e Kosovës ka marrë masa që gjatë festave të Krishtlindjeve në veri të Kosovës çdo gjë të shkojnë pa problem. Ne kemi një plan operativ si gjithmonë për festat fetare dhe festat tjera. Janë vendosur një numër i mjaftueshëm i policëve. në veri për të garantuar sigurinë”, tha Elshani për RTK2.
Elshani shtoi se aktualisht nuk ka frikë se do të ketë ndonjë problem dhe duke uruar të gjithë besimtarët për festën u tha që të festojnë në paqe.
“I urojmë Krishtlindjet dhe Krishtlindjet e ardhshme të gjithëve që e festojnë këtë festë kudo, e veçanërisht banorëve të rajonit tonë dhe përgjegjësisë. Urojmë mbi të gjitha shëndet në familje, paqe dhe të gjitha të mirat””, tha Elshani.
Rreth 25 shtëpi përmbytën në Greqi pas reshjeve të rrëmbyesh...
Arben Vitia: LVV po bën maksimumin që të shmangen zgjedhjet
Hegseth kërkoi shkarkimin e tij, shefi i Ushtrisë Amerikane ...
Dyshohet mashtrim me njëhësorët e KEDS-it, Prokuroria nis he...
Dënohet me 24 vjet burg Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkës...
Nuk vendos as për Kosovën e as për Shqipërinë, Leon Myrtaj d...