Policia e Kosovës ka rënë në kontakt me politikanin serb Aleksandar Arsenijeviç, në pronën e së cilit dje u gjet një arsenal armësh. Arsenijeviç ka thënë se së shpejti do të dorëzohet, sipas tij për t’i mohuar këto akuza.
Shumë shpesh ka qenë i pranishëm në ngjarjet kryesore në veri të vendit.
Por të dielën, cak i Policisë së Kosovës për bastisje ishte edhe një pronë e politikanit serb, Aleksandar Arsinjeviç.
Në një stallë kuajsh në fshatin Vallaq të Zveçanit u gjetën armë, municione, granata dore, zolla, jelekë anti-plumb e fishekë.
Por këtu, e as gjithandej veriut, nuk u gjet edhe pronari, politikani Arsenijeviç.
Për të, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se do të ndalohet porsa të hyjë në Kosovë.
Se të premten ka udhëtuar jashtë Kosovës, tregon për TËVË1 vet Arsenijeviç, në një përgjigje me shkrim.
Ai thotë se nuk ishte në dijeni për armatimin në pronën e tij.
“Që nga e premtja nuk jam në Kosovë dhe mezi pres të kthehem për të demantuar gënjeshtrat, ndërsa “dënimi” publik nga ana e Sveçlës më duket sikur tashmë jam i dënuar. Pas asaj fushate politike dhe propagandistike, nuk më duket se do të kem një proces të drejtë. Vazhdoj të deklaroj se asgjë nga ajo që është gjetur nuk është e imja, dhe se është gjetur në një stallë të hapur, ku qëndron kali në livadh, ushqehet dhe strehohet aty. Për jelekun antiplumb që ai e përmend, është një jelek klasik diplomatik që mbron nga goditjet me thikë dhe kalibra të vegjël – një jelek civil. Kjo është një ndjekje klasike politike dhe fizike”, ka thënë Arsenijeviç.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, e ka konfirmuar se kanë kontaktuar me Arsenijeviqin.
Policia e Kosovës bastisi të dielën tri lokacione.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...