Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se së shpejti në platformën e rezultateve do të shfaqet një hapësirë e re e cila do të prezantojë rezultatet nga Qendrat Komunale të Numërimit.
Ndërkohë ai ka sqaruar se rezultatet aktuale të cilat po publikohen nëpër media, nuk kanë të bëjnë me ato të numërimit nëpër QNK, por janë të rezultateve preliminare që KQZ-ja i kishte prezantuar të dielën në mbrëmje pas mbylljes së vendvotimeve.
Megjithatë, ai ka sqaruar se aty ende mund të ndodh që të bëhet ndonjë përditësim nga ndonjë vendvotim ku kanë munguar të dhënat.
“Të dielën në mbrëmje, në 2,571 vendvotime të rregullta është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale. Nga ky numërim, rezultatet preliminare janë prezantuar në platformën e rezultateve, të dielën në mbrëmje. Në ndërkohë, mund të ndodh që të bëhet ndonjë përditësim nga ndonjë vendvotim ku kanë munguar të dhënat. Rezultateve të cilave po i referohen mediat aktualisht, nuk janë nga procesi i cili ka filluar të hënën (13 tetor) në Qendrat Komunale të Numërimit, por janë rezultatet preliminare nga vendvotimet”, tha ai.
Elezi, tha se në hapësirën e re që do të shfaqet në platformën e KQZ-së do të përfshihen rezultatet për kryetarë të komunave, rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale, dhe votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
“Siç e kemi sqaruar, në disa raste deri më tani, përveç numërimit të votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale, në QKN, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, bëhet edhe verifikimi i rezultateve nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, ka shkruar Elezi në sqarimin e tij.
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...