Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se procesi i përfundimit të numërimit të votave do të bëhet më shpejtë sesa që ishte planifikuar dhe para datës 19 janar.
“Në bazë të dinamikës së punëve, mund të arrijmë në një përfundim, që shpallja e rezultateve që ishte planifikuar të bëhet me 19 janar, të bëhet më herët”, deklaroi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media.
Elezi tha se sot parashihet përfundimi i procesit të tërheqjes të të gjitha fletëvotimeve nga kutitë postare.
“Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime ku është mundësuar votimi me kusht në 38 komuna, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9 mijë e 900 votues të regjistruar për të votuar me kusht. Ndërkaq numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2860. Pra të gjitha këto aktivitete që po ndërmerr KQZ kanë për qëllim që të shpallen në një kohë sa më të shpejtë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të Kuvendit të Kosovës që janë mbajtur më 28 dhjetor”, tha Elezi.
Më tej ai sqaroi se KQZ do të numëroj fletëvotimet e votave jashtë Kosovës në QNR, pastaj fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta. Procesi final drejt shpalljes së rezultateve përfundimtare do të jetë shqyrtimi i ankesave të mundshme në PZAP dhe në Gjykatën Supreme.
Mot i vranët dhe me shi
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu