Është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë i dyshuari për vrasje në vitin 2003, D.LL.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, pas ekstradimit të tij, kanë rifilluar hetimet për këtë vrasje dhe ndaj të dyshuarit është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka marr aktvendim për rifillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet D.LL.
I njëjti është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga SHBA në Kosovë, nën dyshimin se me dt. dt.12.07.2003, ka kryer veprën penale të vrasje nga neni 30 par.2 pika 3 të LPK-së, si dhe veprën penale mbajtja pa autorizim të armëve dhe municionit nga neni 8 par.8.5 lidhur me par.8.3 të rregullores së UNMIK-ut 2001/7./Arbresh.info/
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...