Ekstradohet nga Kosova në Danimarkë një shtetas i kërkuar nga INTERPOL-i

16:54 | 27 Korrik 2026
H.E

Policia e Kosovës ka bërë ekstradimin e një shtetasi të Danimarkës nga Kosova për në Danimarkë, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet daneze.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte arrestuar në Kosovë dhe kërkohej për veprat penale “Vrasje”, “Mbajtja e armëve të zjarrit në rrethana veçanërisht rënduese” dhe “Zjarrvënie”.

Ekstradimi është realizuar më 27 korrik 2026, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë të Kosovës dhe Danimarkës.

Policia ka njoftuar se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve kriminale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale