Edicioni i 13 i Ekspozitës Vjetore të Fakultetit të Arkitekturës 2025, hapet sot nga ora 11:00 ku do të prezantohen punimet më të dalluara të studentëve përgjatë vitit akademik 2024–2025.
Këtë vit do mbahen dy punëtori me fokus në arkitekturën e pejsazhit. Punëtoria e parë do udhëhiqet nga Jean Francois Gauthier, Sylva Atelier, arkitekt i pejsazhit nga Brukseli dhe Roterdami, kurse punëtoria e dytë udhëhiqet nga Dea Buza, arkitekte dhe urbaniste nga Prishtina dhe Tirana.
Në këtë edicion do të organizohen tre turne, dy në Prishtinë “Prishtina Alternative” dhe “Prishtina Moderne”, ndërsa turneu i tretë do vizitoj objektet moderne të Shkupit.
Ngjarja kryesore në festival mbeten Ligjëratat Publike që do mbahen më 17, 18 dhe 19 shtator.
Ky aktivitet synon të reflektojë përkushtimin e mësimdhënësve si dhe krijimtarinë dhe zhvillimin profesional të studentëve, duke sjellë një panoramë të gjerë të ideve dhe vizioneve që formësojnë të ardhmen e arkitekturës
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia