Kryetari i Komunës së Prishtinë, Përparim Rama ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në hapjen e ekspozitës “Ideas for Prishtina”.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se ekspozita do të jetë e hapur nga sot deri më datën 5 prill, shkruan Arbresh.info.
“Të dashur qytetarë, nga sot e deri më datën 5 prill 2024, ju mund të shihni, vlerësoni dhe të votoni për projektet më të mira, nga 67 sa janë të ekspozuara. Projekte të ideuara me kujdesin më të madh nga arkitektë, inxhinierë e dizajnerë nga 17 vende të ndryshme të botës.”, ka shkruar Rama.
Tutje, ai ka ftuar qytetarët që të vizitojnë ekspozitën dhe të votojnë për projektet më të mira të cilat do ta transformojnë Prishtinën. /Arbresh.info/
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...