Një ekspert nga Kroacia ka ardhur sot në Kosovë për të gjetur një zgjidhje për fatin e ariut të murrmë që ka dëmtuar disa ferma në Prizren dhe po cilësohet i rrezikshëm, shkruan arbresh.info.
Burime të arbresh.info tregojnë se eksperti kroat do të qëndroj në ambientet e Pyllit të Arinjve në Prishtinë ku do të mbahet një punëtori me ekspert vendor dhe me pronarët e fermave që janë dëmtuar në fshatin Pouskë të Prizrenit.

Ariu i murrmë ose siç po quhet “ariu i bezdisshëm” në ditët e para të muajit prill në media është raportuar se kishte sulmuar fermën e një banori të fshatit Pouskë të Komunës së Prizrenit.
Me pas ky lajm bëri bujë në media por ende nuk ka një zgjidhje se çfarë do të behet me ketë ari./arbresh.info/
Arbresh.info do t’ju sjell rezultatet nga kjo punëtori


Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...