Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka shoqëruar sot ekspertët e kompanisë gjermane ICME ku kanë vizituar QKUK-në për të parë nga afër gjendjen e klinikave të saj.
Kjo vizitë vjen pas kontratës që Ministria e Shëndetësisë e nënshkroi dje me një nga kompanitë lidere në botë në menaxhim spitalor.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, kompania gjermane ICME do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit, sipas përvojave ndërkombëtare.
Me këtë vizitë nis edhe zyrtarisht puna në terren e kësaj kompanie, e cila, brenda gjashtë muajve, do t’i ndihmojë spitalet kosovare që të zhvillojnë një koncept funksional mjekësor, që është çelësi i një strukture të suksesshme shëndetësore.
Ekspertët gjermanë me përvojën e tyre do ta ndihmojnë sistemin shëndetësor të Kosovës në forcimin e kapaciteteve në financimin shëndetësor, menaxhimin financiar, menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin informativ dhe menaxhimin e pajisjeve dhe inventarit.
Vitia: Deri në korrik nis zbatimi i Sistemit Informativ Shën...
Arteta jep lajmin e madh për Odegaardin dhe Havertzin
Adelinë Sahiti edhe një mandat në Drejtorinë për Mirëqenie S...
Tragjedia ajrore në Kinë me 132 të vdekur, dokumenti: Pilotë...
Gola në Kopenhagë: Për Kosovën qëndrueshmëria demokratike ës...
Haxhiu nesër merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Gjykatës A...