Vizita e kryeministrit malazez në Kosovë, Dushko Markoviq nuk ka arritur që të jep rezultate sa i përket zgjidhjes së çështjes së demarkacionit, shkruan arbresh.info.
Arbresh.info nga burime brenda Qeverisë merr vesh se nuk është arritur asnjë marrëveshje për zgjidhjen e demarkacionit.
“Nuk është arritur asnjë marrëveshje për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit”, i ka thënë ky burim portalit arbresh.info.
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq të mërkurën në një konferencë për medie tha se gjatë takimit me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj kanë biseduar edhe për çështjen e demarkacionit./arbresh.info/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...