Ekskluzive: Mbi 8 mijë lëndë të regjistruara ndaj ndërmarrjeve publike deri në vitin 2008

17:22 | 27 Gusht 2015
M. A.

Deri në vitin 2008 ndaj ndërmarrjeve publike në Gjykatat e Kosovës janë regjistruar gjithsej 8.155 lëndë, nga të cilat kërkohen mbi 22 milionë euro.

Sipas të dhënave të siguruara nga portali Arbresh.info, prinë  Korporata Energjetike e Kosovës ndaj të cilës janë gjithsej 5.337 lëndë të regjistruara në gjykata, ku shuma e kërkuar nga KEK-u arrin vlerën 19,197,375.66 euro. Ujësjellësi Rajonal ka gjithsej 1.545 lëndë, Termokosi ka 415 lëndë, Dogana e Kosovës ka 66 lëndë.

Për më shumë shih listën e renditur më poshtë të 21 ndërmarrjeve të cilat kanë gjithsej 8.155 lëndë të regjistruara në Gjykatat e Kosovës  dhe shuma totale e kërkuar arrin vlerën e 22,033,516 eurove.

 

Lëndët e regjistruara deri më 31.12.2008 në Gjykata:

Korporata Energjetike e Kosovës  – 5.337 raste , shuma e kërkuar  19,197,375.66 Euro

Ujësjellësi Rajonal   – 1.545 raste, shuma e kërkuar  497,173.25 Euro

Termokos – 415, shuma e kërkuar- 223,265.39 Euro

NPK TREGU- Prishtinë – 213 – shuma e kërkuar 149,942.88 Euro

Kompania Hidroregjioni Jugor- Prizren -193 raste, shuma e kërkuar- 96,214.66 Euro

Ndërmarrja Hidroekonomike “Istog” 84 raste, shuma e kërkuar 6,341.96 Euro

KMK Ambienti- Pejë,  74 raste, shuma e kërkuar 21,191.91 Euro

KRM ‘ EKO-Regjioni’- Prizren ,  67 raste, shuma e kërkuar 25,530.25 Euro

Dogana e Kosovës, 66 raste,  shuma e kërkuar  1,603,257.01 Euro

Hekurudhat e Kosovës, 47 raste, shuma e kërkuar 174, 658.17 Euro

Ndërmarrja Hidroekonomike “Limi i Bardh”- Deçan, 26 raste, shuma e kërkuar 1.940.00 Euro

KRM Higjena –Gjilan, 23 raste 9,588.41 Euro

KRU ‘Drini i Bardhë’- Gjakovë, 19 raste, shuma e kërkuar, 804.00 Euro

NKP Higjiena-Teknika, Prishtinë , 16 raste, 5,200.55 Euro

NKP Higjiena- Prizren  10 raste, shuma e kërkuar 9,701.53 Euro

KRUK Bifurkacioni- Ferizaj 8 raste, shuma e kërkuar 3,902.54 Euro

KRM Uniteti- Prishtinë, 7 raste, shuma e kërkuar 1,048.18 Euro

KRM Qabrati- Gjakovë , 2 raste, shuma e kërkuar 2,981.29 euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi- Gjakovë 1 rast, 2,053.98 Euro

KRM Pastrimi- Prishtinë , 1 rast, shuma e kërkuar 1,152.58 Euro

Ujësjellësi Rajonal Hidrodrini- Pejë 1 rast, 191.54 Euro /Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale