Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me zëvendësin e tij, Driton Selmanaj, ka udhëtuar në Bruksel.
Gjatë së martës shefi i qeverisë është nisur për në kryeqendrën Evropiane për të filluar procesin i dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, raporton Arbresh.info.
Ekipi i dialogut është i përbërën nga të gjitha partitë e koalicionit qeverisës, raporton Arbresh.info.
Selim Selimi, ministri i Drejtësisë është i dërguari i AAK-së, për dialogun.
Zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimaj, është e dërguar e NISMA-s, për procesin e dialogut.
Kujtojmë se nesër do të takohet kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksader Vuçiq, për herë të parë që nga 2018.
Ndryshe shefi i qeverisë ka kërkuar që pjesë të ekipit negociator të dialogut Kosovë-Serbi, të bëhen edhe opozita dhe shoqëria civile.
Hoti për këtë çështje ka thënë se do të krijohet një Këshill Ekspertësh i cili do të përfshijë njerëz me përvojë në pjesëmarrje në marrëveshje të ndryshme të Kosovës, njerëz nga shoqëria civile por edhe akademikë të cilët do të mund të ofrojnë ekspertizë për Kryeministrin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u ndërpre në nëntorin e vitit 2018, kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifë 100 për qind ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë, Beogradi e ka kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundmi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës që nuk u mbështet as nga faktori ndërkombëtar./Arbresh.info/
LVV e PDK “veç në televizion” e kanë pa ftesën e Hotit për dialogun me Serbinë
Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj sot udhëton në Bruksel për dialogun
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...
Trump: Po mos të isha unë, Izraeli nuk do të ekzistonte
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabiliteti...
Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit ...